Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt nis bashkëjetesën me partneren e re! Kush është brunia misterioze që ngjason me aktoren

Pas ndarjes së bujshme me Rudina Dembacajn, ish-bashkëshorti i saj ka gjetur sërish dashurinë. Prej disa kohësh Aleksi ka publikuar në rrjetet sociale foto me vajzën që tashmë i ka rrëmbyer zemrën.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga ndarja e bujshme mes tij dhe aktores, duket se Aleksi ka zyrtarizuar kështu këtë raport të nisur muaj më parë. Në rrjetet sociale sa vijnë edhe më të shpeshta bëhen postimet me partneren e re, që ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e saj, duke mos dashur të bëhet pjesë e mediave.

Në fotot që ai publikon përpiqet që në çdo pozë t’i mbulojë fytyrën. Partnerja e re e tij nuk është një personazh i njohur ndaj dhe ish-burri i aktores, duke ditur ndjekjen që mediat i bëjnë, ka preferuar ta fshehë nga interesimi i publikut. Megjithatë, me aq sa mund të shohim, ngjashmëria që ka me aktoren në fizik nuk është e vogël shkruan Panorama.

Ashtu si Rudina Dembacaj, edhe partnerja e re e Aleksit është një vajzë elegante dhe me flokë të zeza. Me aq sa kemi mundur të mësojmë ai dhe vajza misterioze kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e çiftit është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.

Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se ky çift tashmë po shijon lidhjen e re me praninë e vogëlushes. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku veç çiftit me ta ishte edhe Viktoria.

Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë ‘mekaniku’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.

Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...