Arjan Konomi ka rënë në dashuri, konfirmon lidhjen e tij në emision live

Mbrëmjen e djeshme, në programin Përputhen të Top Channel, një mama single e quajtur Çiljeta u prezantua për të gjetur një djalë që i përshtatet. Ajo nuk u prit aspak mirë nga opinionisti Arjan Konomi.

 

Sipas Arjanit, Çiljeta nuk ka zgjedhur këtë emision për të gjetur dashurinë, por për famë. Gjatë debatit të tyre u prek dhe jeta private e opinionistit, i cili konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

 

Çiljeta: “Arjan, ti do dashuroheshe me dikë që e sheh nga televizori? Pa e njohur? Pa biseduar, për shembull? Pa e ditur se çfarë tipi ka?”

 

Arjani: “Unë nuk shkoj në një emision pa e parë se çfarë është ai emision. Ti thua e kam parë 20 minuta Përputhen nuk i njoh djemtë edhe vjen këtu të gjesh dashurinë.

 

Çiljeta ia ktheu: “Të duhet kohë për ta njohur dikë”. Arjan Konomi reagoi menjëherë: “Nga televizori e sheh fillimisht kush është më i miri, kush është më tipi, bën një krahasim”.

 

Çiljeta: “Unë do ta njoh vetë personalisht. Arjan, ti një person do e njihje nga televizori apo do e njihje vetë?” Arjani u vu në siklet dhe tha: “Po ç’ke me mua? Fol për vete. Ku e di ti që nuk e kam gjetur?”

Çiljeta këmbënguli: “Atëherë bëje publike dhe ti nëse e ke gjetur”. Arjani: “Ke ardhur të më tregosh mua ta bëj publike apo mos ta bëj publike? Unë e kam gjetur, e kam gjetur”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...