Shqipëria në krah të Ukrainës/ Krerët e Shtetit dhe të politikës dënojnë agresionin rus

E gjithë klasa politike shqiptare ka reaguar në një zë kundër sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Kreu I shtetit shqiptar Ilir Meta dënoi sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të popullit ukrainas.

 

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Edi Rama shkroi: “ne bashkohemi me naton dhe aleatet e be ne denimin e ashper te agresionit te rusise. Mendimet tona jane me popullin ukrainas.”

 

Nderkaq ne emer te qeverise shqiptare ministrja e jashtme olta xhacka ne parlament denoi agresionin rus duke sqaruar se duke qenë bashkë-hartuese me SHBA për propozimet në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës, Shqipëria vazhdon të lobojë brenda Këshillit të Sigurimit për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për këtë çështje.

 

Shefja e diplomacise ka sqaruar edhe situaten me qytetaret shqiptare qe ndodhen ne ukraine

 

OLTA XHAÇKA, MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

“Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar. Sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE në Ukraniw: prej 11 të punësuarve (tësekonduarve) në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve.”

Por opozita nepermjet lulzim bashes e Sali berishes ka kerkuar nje reagim me te forte nga parlamenti ne lidhje me agresionin rus

 

LULZIM BASHA, KRYETAR I PD

“Në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës shqiptare jam i bindur në emër të çdo shqiptari dënoj edhe njëherë me forcë agresionin rus mbështesim një reagim të shpejtë dhe të vendosur të paekuivok të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të NATO-s të Bashkimit Europian dhe qëndrojmë me solidaritet dhe mbështetje të qytetarëve ukrainas”

 

SALI BERISHA, ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Luftën e Parë Botërore ‘de facto’ e nisi Rusia, Luftën e Dytë Botërore e nisi Hitleri dhe Gjermania naziste, të cilës në krye të radhës pas paktit Ribentrop-Molotov iu bashkua dhe Rusia. Rusia, që me agresionin ndaj Ukrainës nisi për ambiciet e saj imperiale Luftën e Tretë Botërore”

 

Ish-kryeministri Sali berisha I beri thirrje parlamentit te miratoje nje resolute per te denuar sulmin e rusise mbi ukrainen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...