‘Jeton nën hijen e Kledi Kadiut’, Ilir Shaqiri i përgjigjet Oni Pustinës

Ilir Shaqiri, i është përgjigjur thumbimit të Oni Pustinës, i cili gjatë kohës kur balerini ishte brenda “Big Brother”, tha se ai ka qenë gjithmonë “nën hijen e Kledi Kadiut”.

 

I ftuar në “Ftesë në 5”, Iliri ka reaguar për herë të parë për këtë deklaratë.

 

“Më erdhën disa fjalë në vesh. Kledi dhe Iliri kanë qenë ata që e kanë çuar suksesin e Shqipërisë në Itali. Nuk jam dakord me deklaratën e tij sepse secili ka objektivat e veta në jetë. Në momentin që realizon këto objektiva nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua te realizoj dhe jam shumë ne rregull me veten time.

 

Unë nuk kam patur probleme me Onin që prej kontakteve tona të fundit të asaj kohe dhe nuk kemi patur lidhje. Unë e kam njohur atë për shkak të një kolegu dhe kam mbajtur kujtime të shumta.

 

Ai është keqkuptuar nga një bisedë e imja me Arditin që kam treguar një histori që ka ndodhur me të por pa përmendur emra. Më vjen shumë keq që është keqkuptuar”, tha Shaqiri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...