Ku teksa ka përfunduar Big Brother VIP, janë ndezur tashmë motorët për edicionin e dytë. Në media kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që mund të jenë pjesë e këtij spektakli.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Armina Mevlani ka pranuar se e ka marrë tashmë ftesën për të qenë pjesë e këtij reality-show.
Blogerja është shprehur se po e mendon një propozim të tillë pasi kishte vetëm hallin e punës dhe emaileve që i duhet të shkëmbente. “Më kanë thënë, dhe jo se nuk po e mendoj vetëm se kam hallin e punës”- ka thënë Armina.
Edicioni i dytë i Big Brother do të nis në fund të janarit dhe e gjithë vëmendja e publikut deri atëherë do të jetë në personazhet që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë.