MAJLINDA ANGONI: ME VAJZA TË PALODHURA DHE KONTRIBUESE NË SHOQATËN E PARA-TETRAPLEGJIKËVE SHKODËR

POSTIMI I PLOTË

Me vajza të palodhura dhe kontribuese në shoqatën e Para-Tetraplegjikëve Shkodër të cilat përditshmërinë e tyre ia kanë dedikuar kësaj kauze sociale, duke u angazhuar në misionin fisnik për ti krijuar mundësinë e gjithëpërfshirjes këtij komuniteti.

Sot jam me to dhe mbështes fort kauzën e tyre për t’i garantuar të drejtën e votës si një ndër të drejtat themelore që i jep mundësinë individëve për të marrë pjesë në politike dhe në jetën publike.

E drejta e votës, nuk është vetëm një mjet që mundëson zgjedhjen e një kandidati por është edhe një instrument i lidhur me dinjitetin njerëzor, – “vota ime” numërohet pikërisht si “votat tuaja” (të të tjerëve) pra “unë jam” i barabartë.

 

Pavarësisht kuadrit ligjor në fuqi që parashikon të drejtën e votës për personat me aftësi ndryshe fatkeqësisht ajo vijon të jetë njëkohësisht një nga të drejtat më shpesh të mohuara për shkak të mangësisë në informacion dhe aksesueshmërisë për shkak të ambjente të papërshtatshme, pa sinjalistikën e duhur dhe me bazë materiale të munguar.
Të gjithë jemi të barabartë, të gjithë duhet të trajtohemi më dinjitet, cdo votë vlen njëlloj!
#VotajoteVlen #MeMajlindenperShkodren

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...