Pastori Akil Pano tregon pse bënte tifo për Beniadën: ‘Na hyri edhe në shtrat’!

Diskutimi për BBV tashmë ka kaluar nëpër studio televizive.

 

Ky fenomen ka bërë që të hyjë edhe në shtratin e njerëzve në shtëpi, sipas pastorit Akil Panos. Ky i fundit tha se bënte tifo për Beniadën si bijë e dy emigrantësh në Itali.

 

“Këto biseda kanë hyrë dhe në shtratin e njerëzve në shtëpia. Unë isha me Beniadën, se përfaqësonte vajzën e çiltër dhe të sinqertë të një familje emigrantësh në Itali.

 

Ekziston një uri e madhe për heronj. Pyetja është: Cilët janë këta heronj? Unë e kam parë BB si një eskperiment social,” tha Pano në “Open”.

 

Ndërsa Kreshnik Spahiu i bëri një analizë personale fenomenit Big Brother që mbajti mbërthyer publikun shqiptar për 4 muaj.

 

Në një lidhje skype me emisionin Open në Top Channel, Spahiu tha se audienca kaloi dhe politikën dhe futbollin. Sipas tij një tjetër arsye e kësaj shikueshmërie është fakti që mungon programacioni në shqip

TE TJERA