Ndahet Donaldi me Beatrix, Semi reagon menjëherë! Ja ‘mesazhi’ që përcjell shoqja e ngushtë e Borës

Beatrix sapo konfirmoi ndarjen me Donaldin vetëm pak minuta më parë. Beatrix ka postuar edhe një fotografi tjetër në rrjetin social “Instagram”,

ku ka shkruar “No FAKE STORIES” ndërsa fjalës “NO” i ka vënë ‘X’ kështu duke konfirmuar se dyshja kanë ndarë rrugët dhe gjithçka ishte gënjeshtër sipas saj.

Më pas këngëtarja nga Kosova ka hequr Donaldin nga Instagram dhe gjërat janë tani të qarta se ka marrë fund mes tyre.

Dyshimet për ndarjen e tyre nisën që mbremjen e djeshme, në festën e përfundimit të “Big Brother” ku ish çifti nuk u panë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Është Semi ndër të parat që ka komentuar rreth kësaj duke publikuar një video ku dëgjon këngën “Boomerang” , si një mesazh për çiftin duke i thënë se po i kthehen çfarë kanë bërë.

Kujtojmë që Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemani dhe që pas daljes së saj nga “Big Brother VIP” nisi lidhja e Donaldit dhe Beatrix.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...