“Bashkia nuk mbështeti me infrastrukturë bisnesin fason”
Gratë dhe vajzat që punojnë në industrinë fason ishin në fokusin e radhës së takimeve të kandidates Majlinda Angonit .
Si nëna, si familjare dhe si kryefamiljare problematikat e tyre janë të shumta dhe gjithë këto viteve askush nuk është kujtuar për to. Ka ardhur koha që kjo situatë të ndryshojë .
Zona industriale ku kryesisht janë të vendosur këto bisnese nuk është e mbuluar nga transporti publik.
Në fjalën e saj Angoni u shpreh që jeta e saj është e lidhur pandashmërisht me aktivizmin për të drejtat e grave dhe ky viziom do jetë edhe në drejtimin e bashkisë së Shkodrës .
Bisnesi fason është një nga shtyllat e punësimit në Shkodër dhe shumë pak në këto vite është bërë që të krijohet infrastruktura e duhur për zhvillimin e këtij bisnesi .