“Njeriu që rren” Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën: Ky është i paaftë për tu turpëruar

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilësuar liderin e Partisë Demokratike si njeriun që gënjen.

Ajo e ka sulmuar me anë të një reagimi të gjatë, ku thekson se Basha ka hedhur gaz mbi ata që e kanë votuar dhe i ka mbyllur derën me bravë deputetëve të zgjedhur.

MESAZHI I PLOTE

Njeriu që rren !

Nuk i lëviz fytyra kur rren e thotë se iu futa unë në NATO; iu bëra unë liberalizimin e vizave; Sot i tha shqiptarëve se ky kishte pas ‘rrëzu ‘ edhe statujën e Shokut Enver ( sozia e të cilit është për të pame e për të bame)’ bashkë me familjen e tij biologjike’!

Ky është i pa aftë per t’u turpëruar.

Ky që hedh gaz mbi ata që e kane votuar; ky që thotë se 1975=5004; ky që i mbyll derën me brave deputetëve të zgjedhur, ky që manipulon votimet i kapur mat me zë e me figurë ; ky që është bërë oligark mbi sakrificën e demokratëve është problem serioz për jetën politike të vendit;

ky që djeg mandatet pasi i hapet dosja e lobimit Muzin; ky që kërkoi destabilizimin e vendit për të mbyllur hetimet ndaj tij; ky që dekonspiron hetime ndërkombëtare në favor të grupeve kriminale;

Ky që shet çdo gjë dhe çdo njeri, që nuk jep as llogari politike as llogari për vilat e pasuritë e tij është në finishin politik të tij’, shkruan Topalli në rrjete sociale.

Sipas Topallit, me 6 mars nuk ka zgjedhje lokale, por me 6 mars është shansi për të larguar njeriun që ka shitur partinë për karriken e tij.

‘Me 6 mars është shansi me largu njeriun që shet vendin për pasurinë e tij; me 6 mars është mundësia me rikthy pluralizmin e komprometuar në vitet e fundit;

6 marsi nuk është thjesht zgjedhje lokale. Ajo është ditë kritike për pluralizmin e shitur nga lb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...