Fitoi në “Kushtetuese”, presidenti Meta “feston” me Bujar Qamilin

Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka postuar një fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shfaqet pranë televizorit duke dëgjuar këngë të Bujar Qamilit.

 

“Nuk ka më bukur se ta mbyllësh javën me Bilbilin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, Bujar Qamilin”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook.

 

Kujtojmë se tre ditë më parë këngëtari shkodran u dekorua edhe me cmimin “Nder i Kombit”, ndërsa Meta nga ana tjetër fitoi betejën me Gjykatën Kushtetuese, për të qëndruar në detyrë dëri në përfundim të mandatit presidencial.

TE TJERA

spot_img