ANA E MALIT, MAJLINDA ANGONI MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE

Kandidatja e partisë socialiste Majlinda Angoni u mikprit në një takim entuziast nga banorët e njësisë administrative Ana Malit .

 

Kjo zonë prej vitesh është lënë pas dore dhe nuk mbahet mend kur është bërë investimi i fundit ndonëse është kontakti i parë i turistëve të huaj dhe vendas që kalojnë në pikën Doganore të Muriqanit.

 

Angoni premtoi që kjo zonë do të ketë një vemendje të shtuar si për problemet lokale që lidhen me bujqësinë dhe infrastrukturën por dhe me anë të start-up do mbështeten të rinjt si një garanci për të nesërmen.

 

Në fund të takimit banorët dhanë mbështetje maksimale për kandidaten Angoni , si alternativën e vetme për zhvillimin e Shkodrës .

 

TE TJERA

spot_img