“Kam një lajm! Janë identifikuar lidhjet e krimit me ministra shqiptarë”/ Sali Berisha plas deklaratën e fortë në Kuvend, Spiropali i …

Debate të forta u zhvilluan sot në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali.

 

REPLIKAT:

Sali Berisha: Sa për hyrje ministrja e Kulturës u jep 492 mln lekë firmës belge ku punon vajza e zonjës Linda Rama. I them parafolësit se si çdo fjalë që nxjerr nga goja edhe ato që tha, gjykata e ka dënuar për shpifje. Për çdo gjë që thua këtu do dënohesh për shpifje. Kam uruar Kosovën pa ardhur këtu për pavarësinë.

 

Nuk e uroj këtu me ju sepse ju nuk e votuat ligjin për gjenocidin serb. Nuk mund të uroj me ju sepse kreu juaj është vasal i Vuçiç që lobon për atë në SHBA dhe sulmon Berishën. Asgjë nuk të shpëton nga lidhjet që ke me krimin. Kam një lajm të veçantë sot.

 

Sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptar, Këto të dhëna janë pranë këtyre agjencive. Një ndihmë të veçantë ka dhënë një aplikacion i përdorur nga narkotrafikantët shqiptarë.

 

Spiropali: Që kur është kthyer në parlament kjo hije e të shkuarës duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn tij, kujt i thua Kokë e Meduzës ti që ke marrë damkën përfundimtare nga SHBA. Ik në shtëpi shijo perëndimin. se nuk ka më agim për ty.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...