Dashuri nëpërmjet magjisë? Teologu ngre alarmin për atë që ndodh në Shqipëri

Teologu Miron Cako ka ngritur sot alarmin për një trend të frikshëm që po ndodh në vendin tonë. I ftuar në një studio televizive, ai tregoi se në vendin tonë janë jo të pakta rastet kur persona të caktuar bëjnë për vete dikë përmes magjisë.

 

“Magjia është një veprim okult që lidhet drejtpërdrejt me frymën demoniake. Ndër magjitë është dhe kjo për t’u lidhur me një person. Për shembull dikush dashuron një individ dhe se realizon dot sepse personi nuk e do. Kërkon ndihmën e një magjistari dhe nëpërmjet lutjeve realizohen këto lidhje të imponuara.

 

Kjo është trendi. Në këto kohë njerëzit janë dhënë shumë në këto marrëdhënie okulte, janë publike, mund t’i aksesosh shumë lehtë. Ka dhe libra ku mund të gjesh informacion se si bëhet magjia.“, theksoi ai duke shpjeguar dhe shenjat që tregojnë se një person është prekur nga magjia.

 

“Kur kemi një lidhje njerëzore dashurie, dallohen se njerëzit komunikojnë normal. Kur kemi magji, personi i magjepsur është i komanduar, është nervoz, ka ankthe dhe probleme psikologjike. Dhe marrëdhëniet në çift nuk janë normale.

 

Ka raste që personi e kupton se është i magjepsur dhe nuk e kontrollon dot veten. Prandaj njeriu duhet të lidhet me Zotin pasi e ndihmon njeriun dhe i tregon se ku është duke ecur.”, theksoi teologu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...