Arjola bën deklaratën për Ilirin: U bë nami që e putha, po ta merrni vesh ju, unë jam…

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për rrugëtimin në “Big Brother VIP” si dhe për jetën e saj private. E vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të gazetarëve, ajo ka treguar shumëçka.

 

E ftuar në “Ndryshe”, Arjola ka zbuluar se si dhe ku e ka festuar Shën Valentinin. Ajo tha se ka qenë me fëmijët e saj, pasi ata janë Shën Valentini i saj i përhershëm.

 

Ajo që ra menjëherë në sy, ishte bluzja që aktorja kishte zgjedhur për të ardhur në studio dhe ishte pikërisht e stampuar foto e Ilirit, ku krahas shkruhej: “Me ty deri ditën e fundit. Forca Kampion”.

 

Arjola tregoi se tanimë me balerinin ka krijuar një marrëdhënie që shkon përtej “Big Brother VIP” duke e konsideruar veten pjesë të familjes së tij. Bukuroshja gjithashtu komentoi dhe puthjen e famshme në buzë mes tyre.

 

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe. Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse dhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo (“Me ty deri ditën e fundit”) është shprehja e Ilirit për mua.

 

Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime, një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë”, tha Arjola.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...