(VIDEO) Në studio ka ndodhur një sherr që nuk u transmetua në ekran mes Arditit, Ariolës dhe Xheisarës

Mbrëmjen e kaluar Prime i Big BROTHER Vip u zëvendësua me BBV Fan Club. Gjatë mbrëmjes një sherr ka ndodhur mes ish-banorëve që nuk u transmetua gjatë emisionit.

 

Ardit Cuni ka qenë pjesë e këtij debati me tone të ashpra me Xheisarën dhe Ariolën. Vetë këngëtari e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në Instagram. Duket se debati është rreth Donaldit, por sidoqoftë nuk kuptohet saktësisht çfarë kanë thënë dhe çfarë qëndrimi mbajnë ish-banorët.

 

Finalja që ka tensionuar gjakrat mes personave që nuk mund të preknin finish-in e kësaj sfide do të jetë të premten.

 

4 finalistët janë Beniada, Donaldi, Einxhel dhe Iliri.

 

 

TE TJERA

spot_img