Çdo gjë është me skenar? Monika Lubonja nxjerr zbuluar produksionin e Big Brother VIP

Reality Show-t në Shqipëri duket se nuk kanë më të njëjtën besueshmëri nga publiku. Së fundmi,

Big Brother VIP është vënë nën shigjetimin e ndjekësve të cilët mendojnë se ky format ecën sipas një skenari të caktuar, e madje kanë evitur dhe disa momente me të cilat argumentojnë qëndrimin e tyre.

Rasti më i fundit ishte deklarata e Monika Lubonjës që ka nxjerrë zbuluar produksionin. Fansat kanë kapur momentin, kur aktorja u shpreh se vajza e saj Tea ka ardhur nga Gjermania natën që ajo u eliminua nga programi.

Komentet kanë qenë të shumta, shumë prej tyre shkruajnë: Tea nga e dinte që Monika do dilte nga BBV, gjithçka me skenar.

Para disa muajsh, dolën të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale. Monika Lubonja rezultonte pjesë e listës, ndonëse aso kohe ishte brenda Big Brother VIP.

Kudo qarkulluan listat ku Monika Lubonja rezultonte se merrte pagë si këshilltare e kryetarit të Bashkisë, për të cilën ka folur sot në Shqipëria Live.

Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...