Arjola, çfarë mllefi ndaj Donaldit: I përdori miqtë për famën e vetë, por kur doli edhe kundër Einxhel…

Sot në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.

 

Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.

 

Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.

 

Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.

 

Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.

 

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

 

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

 

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...