Pse nuk ka Big Brother të martën? Lori Hoxha ka një plan

Këtë të martë nuk ka Big Brother VIP. Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u duhet kohë për t’u përgatitur.

 

Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.

 

Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

 

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në javën e fundit të këtij edicioni. Spektakli ka qenë spektakolar deri tani, sidomos në ditët e premte, kur ka patur momente kulminante më tepër.

 

Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. I pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion.

 

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kurioz për atë që do të ndodhë pasnesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpi.

Xhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? (Fotot)

Festat në shtëpinë e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut kanë mbërritur. Çifti ka realizuar fotot nga dekori festiv, duke u shfaqur më të lumtur...

“Kënga Magjike 2022”, triumfon Marsela Çibukaj!

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME