Ndarja me Bashkimin, Alvisa “hap zemrën” dhe rrëfehet për herë të parë

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga “Për’puthen 3”.

Edhe pse çifti dukej më i dashuruar se kurrë, duket se gjërat nuk shkuan siç duhet dhe megjithëse e vazhduan njohjen jashtë, ata vendosën që më pas t’i ndërpresin marrëdhëniet.

Kujtojmë se ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes.

“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, gjërat nuk shkojnë siç duam ne.

Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.

Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program.

Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar.”- është shprehur Alvisa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...