Lajm i mrekullueshëm, Briel dhe Sibord fitojnë betejën me jetën pas 50 ditësh në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook foton e dy bebushëve, të ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

 

Brieli dhe Sibordi janë heronjtë më të vegjël të këtij spitali, që kanë fituar betejën me jetën pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive.

 

“Pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, Briel dhe Sibord të lindur para kohe, vetëm 1140 dhe 1480 gramë, e kanë fituar betejën për jetën, falë kujdesit dhe përkushtimit të stafit mjekësor të reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”

 

-shkruan Manastirliu në postimin e saj, në të cilin kanë vërshuar lumë urimet për dy vogëlushët dhe falënderimet për stafin e bluzave të bardha. Living i uron gjithashtu Brielit dhe Sibordit jetë të gjatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...