Këngëtari i njohur shqiptar mbledh para. Por sdo e besoni se ku do i cojë…

Këngëtari Labinot Tahiri njihet edhe si bamirës, por duket se kësaj radhe e ka tepruar pak!

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nëpërmjet Fondacionit të tij do të dërgojë një shumë parash në Ukrainë – si shenjë e humanizmit dhe solidaritetit me popullin ukrainas.

Labi ka bërë të ditur se shuma do të jetë 2000 euro, ndërsa paga mesatare që merr një shtetas i Ukrainës është 845 dollarë – por duket se Labi ka vendosur ta bëjë një gjest simbolik.

Në anën tjetër, duket se Labi humanistit nuk i ka bërë përshtypje asgjë dhe ka vendosur të solidarizohet më popullin ukrainas.

Kosovarët nuk e kanë lënë me kaq. Sipas ambasadorit ukrainas në Shqipëri ka pasur të interesuar për t’iu bashkuar forcave ukrainase në l uftë kundër Rusisë.

Ky është postimi i Labit:

POPULLI IM HUMAN!
Largë-dëgjueshmëria e zërit të popullit tim, para dy dekadash, për Liri dhe Pavarësi, ndezi dritën e gjelbër të kombeve të ndryshme nëpër botë, që t’a ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në luftën e tyre për çlirimin e vendit tonë nga regjimi serbo-sllav.

Sot, shteti i Ukrainës, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përshkak të politikave për mbrojtjen e saj në raport me Rusinë, por ne nuk e urrejmë Ukrainën që nuk na njeh, sepse ne jemi popull human dhe në raste të tilla padyshim se hapim dyert e zemrat për t’i ndihmuar kujtdo që ka nevojë për ne!

Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste l ufte.

Ne jemi Ju, kjo jeni Ju, të dashur shqiptar të vendit tim. Paratë tuaja shkojnë kur dhe ku duhet, çdoherë e përherë, gjithnjë e gjithmonë. Qytetarët e Republikës së Kosovës, lusin Zotin t’iu ndihmoj në tejkalimin e përjetimeve psikike e shpirtërore në gjendjen aktuale që jeni, dhe shpresojnë se fuqitë e mëdha perëndimore e ndërkombëtare, do të jenë përkrah popullit e shtetit të Ukrainës, bashkarisht me aleatin tonë të përgjithjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Sinqerisht,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.
🇽🇰🇺🇦🇺🇸🇦🇱. /

TE TJERA