Banorët ia punojnë keq Arbanës, prezantuesja: Jam zhgënjyer që nuk…

Arbana Osmani sonte ka bërë shaka me banorët, duke u kujtuar një detaj nga java që lamë pas.

Ata kishin një mundësi për të paguar 2500 euro për të darkuar me prezantuesen e Big Brother VIP.

Fakti që ata hezituan ta bënin këtë, bëri që Arbana të refuzojë darkën. “Jo, unë nuk vij. Aq shumë sa u menduat ju, nuk ka shans. Zgjodhët disa prej miqve të mi dhe jam ok. Nëse e trefishoni shifrën, shohim”, tha ajo duke qeshur.

Donaldi u përpoq ta bindte se banorët donin ta përfshinin Arbanën në zgjedhjet e tyre, por kjo e fundit këmbënguli. “Jo, nuk dua kështu. Keni 4 muaj që gjërat i kaloni duke thënë se po bënit shaka. Nuk shkon kështu”.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Sonte është gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.

Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.

Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...