Berisha nxjerr në Kuvend videon e Bashës, por reagimi i kryedemokratit është…

Në seancën plenare të kësaj të enjteje ish-Kryeministri, Sali Berisha publikoi një video nga një deklaratë e Bashës, ku e cilësonte vettingun një projekt korruptiv.

 

“Komploti është zbuluar. Projekti i Vettingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, bashkëkomplotistët e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare”, thoshte Basha.

 

Berisha më pas iu drejtua deputetëve të PD duke iu thënë se ju kanë marrë peng.

 

“Ligjet e vettingut u votuan pa miratimin e PD-së, u votuan në shkelje të marrveshjes që kishim rënë dakord bashkarisht . Ju, ju kanë marrë peng”, tha Berisha.

 

Ndërkohë, kryedemokrati zgjodhi që të mos përgjigjej.

 

Ish-kryeminsitri Berisha ka shprehur votën e tij kundër zgjatjes së afatit të organeve të vettingut./Opinion.al

 

TE TJERA

spot_img