Mjafton një video e Borës dhe të gjithë mendojnë se ajo e ka mendjen ende te Donaldi…

Ditët e fundit, moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani është bërë mjaft aktive edhe në rrjetin social “TikTok”.

Një ndër figurat më të komentuara në mediat online është bërë mjaft aktive në platformën ku shumë njerëz krijojnë video dhe zbaviten.

Ajo publikon momente të shumta nga përditshmëria e saj, duke u zbavitur me risitë që ofron platforma e rrjetit social.

Së fundmi, një video e saj po bën xhiron e rrjetit dhe është pikërisht një video për të qeshur, e dubluar, ku Bora ‘pohon’ se ka të dashur.

Kaq mjaftoi që rrjeti të fillojë aludimet: “Bora e harroi Donaldin, Bora ka të dashur, Bora e pohoi, Bora e nxorri me video”, e të tjera.

Teksti i dubluar nga Bora ka një zë fëmije që përgjigjet: Çfarë ke ti? -Unë kam të dashur. Kë ke të dashur ti? -Atë shoqen”. Kaq mjaftoi dhe të gjitha komentet ishin se kjo video ishte një dedikim për Donaldin.

TE TJERA

spot_img