“Më përzuri për dashnoren”, Eglantina: O Zot, çfarë bëra?

Ndërsa rrëfimi i Eglantinës thellohet e mbushet me detaje gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”, plotësohet edhe tabloja e divorcit të saj të vështirë nga bashkëshorti.

Në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se gjatë vitit 2018, kur të dy iu drejtuan Italisë që ai të kryente një ndërhyrje në kokë, qëndroi te të afërmit e tij.

Kjo rezultoi në një akuzë të padrejtë ndaj saj se njëri prej të afërmve të bashkëshortit ishte lidhja jashtëmartesore e Eglantinës. Situata u rëndua edhe më shumë në vitin 2019. Më tej, ajo u detyrua të shkonte në shtëpinë e së ëmës, Meritës, me të cilën është në konflikt sot. Mes ngashërimave e dënesave, Eglantina shpërthen në thirrje dëshpëruese.

Eglantina: Tani, në 2019, një ditëlindje, u hapën rrjetet sociale, edhe unë si gjithë të tjerët. Ai kishte ditëlindjen, unë i çoj “Gëzuar!”,

ai më kthen dy zemra dhe në këto dy zemra unë bëhesha shantazh nga Shkurti i 2021 që mora kredinë dhe derinmë ditën kur gjeta dashnoren në shtëpi dhe më përzuri për të. “O rri kështu si të them unë, o për dere përjashta!”

Dy fëmijët e mi, dy cika kalamani kanë bërë rrobat gati. Mirë ky presion, por kisha që në Prill e deri më 20 Korrik, “merr rrobat sot e ik, merr rrobat nesër”. Çdo ditë i thoja: “S’kam bërë asgjë për të ikur, nuk kam bërë asgjë për të ikur”.

Dhe jua them shpirtërisht, ta marrë vesh jo Shqipëria, po nuk e di, s’kam bërë asgjë për të ikur. Mora dy fëmijët, kam bërë dy plaçka gati dhe kam ikur te prindërit e mi. Do thuash “të ka sjellë mami për prona”. Po m’u shkatërrua familja, pronat nuk më vinin ndërmend se i kisha.

Merita: Moj mami, po ç’të bëj? Po nuk kam ku të të mbaj. Ti e sheh nënën që s’kam çfarë t’i bëj, ajo çfarë nuk bën, i ka ikur mendja.

Eglantina: Ki pak durim, për pak durim rrimë ne këtu, bëhemi objekt bisede? Në momentin që u bëra, tani po e them dhe publikisht: O Zot çfarë kam bërë që të vij në këtë gradë?/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...