‘Noizy kërkoi vetë të bëhej shok me mua’/ Edi i “Përputhen” habit me deklaratën e tij, prish miqësinë me reperin: Ja ç’ndodhi!

Kohët e fundit reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” kishte publikuar shpesh momente me Eduard Kuçin, ish-konkurrentin e emisionit “Për’puthen”.

 

 

Të dy ata kanë qëndruar në praninë e njëri-tjetrit e duket se kishin krijuar një miqësi, e cila nuk zgjati shumë.

 

Në një “Live” me Kozak Braçin në Instagram, Edi është shprehur se ai ka qenë në një lokal në Zvicër dhe Noizy e thirri atë, pra sipas tij reperi ka kërkuar të bëhej shok me të.
Disa portaleve duket se nuk u ka shpëtuar ky fakt dhe Noizy e ka hequr nga lista e ndjekësve Eduardin dhe ky i fundit gjithashtu, pavarësisht se shpërtheu ndaj 1 portali që e kishte bërë si lajm dhe hyri “Live” për të treguar se nuk është e vërtetë se ai ka dashur të thotë se Noizy ka shkuar te ai. “Portalet kishin shkru kështu. Ky osht gabim shumë i madh. Unë kam shku te Noizy jo Noizy te unë. Noizy osht legjend. Njerëzit msojnë prej tina.

 

Noizy kur ka ken i ftum në Zvicër, me nji shisha Bar, pastaj unë jam shku kot aty. Kam pa Rigelsin aty që ka qen me njerëzit e vet dhe sigurimi i Noizy-t , unë e njihja përmes Instagram-it. Mbasandej unë e kom pa Noizy-n dhe sigurimin e tij dhe kur më pa sigurimi i tij mu, ma ka bo me dor, Eduard ça bone si je vllai mir e kena fol içik. Nuk do të thotë kjo që Noizy mka thirr mu. Thjesht ma ka tregu respektin sigurimi tina”, ka treguar Edi.

 

TE TJERA

spot_img