Nard Ndoka “zberthen” zgjedhjet e 6 marsit: “Shtëpia e Lirisë, Shtëpia e Blinduar dhe Shtëpia Publike…”

Nard Ndoka, ish- deputet i Shkodër dhe aktualisht kryetar i PDK- së, njihet për batutat e tij pikante dhe të herë pas hershme të publikuara në rrjetet e veta sociale.

 

Para pakminutave, Ndoka ka “zbërthyer” garën për 6 bashkitë, e cila do të zhvillohet me 6 mars 2022 pas dekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Nard Ndoka shkruan në Facebook:

 

 

Zgjedhjet me 6 Mars:

– Shtëpia e Lirisë✌️🇦🇱
– Shtëpia e Blinduar👎
– Shtëpia Publike😡

 

Ndërsa “Shtëpia e Lirisë” është zyrtarisht koalicion që do të marrë pjesë në zgjedhje dhe është i mirënjohur, “mister” mbeten dy komponentët e tjerë, që sipas Ndokës, do të jenë pjesë e garës së 6 marsit.

 

Nard Ndoka është zyrtarisht pjesë e zgjedhjeve me partinë që kryeson, ndërsa epitetet që u ka vënë “shtëpive” të tjera, sigurisht me humor, mund të krijojnë një ide se për cilët rivalë bëhet fjalë. Sepse deri tani, vetëm tre parti apo koalicione të rëndësishme janë zyrtarizuar.

 

TE TJERA