Ç’ndodhi? Aleksia dhe Romeo ndahen krejt papritur, ja detaji që i nxjerr zbuluar (foto)

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar.

Vetë Romeo ka qenë disi privat rreth kësaj lidhjeje dhe nuk ka bërë asnjë koment, por Aleksia nuk ka ngurruar të flasë kur është ftuar në disa intervista.

Megjithatë, ditën e sotme janë krijuar disa dyshime se dyshja mund të jenë ndarë nga njeri-tjetri, pasi u vu re një detaj i papritur në llogarinë e secilit prej tyre të “Instagram”.

Mesa duket, as aktori i humorit dhe as Aleksia nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjete sociale. Kujtojmë se më herët Romeo ka qenë i lidhur me këngëtaren Jonida Maliqi, madje u tha se për një periudhë kohe ata bashkëjetonin.

Aleksia ka qenë pjesë e intervistave ku ka folur jo pak herë për lidhjen e saj me Romeon, nuk e dimë se çfarë ka bërë që çifti të bëjë veprimin e papritur.

Rikujtojmë se e ftuar në “Glamour Zone” para disa kohësh, Aleksia ka shprehur si kurrë më parë dashurinë dhe ndjenjat për Romeon.

“E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë.”- ka thënë ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...