Beniada godet prapë në shenjë: Përshëndes gjithë peshkatarët me ‘pallom’ shpresoj që ju qëlofshi peshk ‘t’mirë (video)

E folura e Beniadës është kthyer në argëtim për publikun e Big Brother vip. Ajo shpesh ngatërron kumptimet e fjalëve.

 

Jo vetëm kuptimin por Beniada nuk zgjedhon dot në mënyrë korrekte dhe e folura e saj na bën shpesh për të qeshur.

 

Rasti më i freskët ka ndodhur sot ku Iliri e ngacmon dhe i kërkon që të përshëndesë gjithë peshkatarët me kalloma, i thotë ai i bindur që Beniada nuk e di kuptimin e fjalës “kalloma”.

 

“Kalloma” është zhargon dialektor i shqipërisë së mesme, e kemi fjalën për kallamin e peshkimit. Por si mund ta dijë Beniada “kallomin”? Ajo u beson fjalëve të Ilirit.

 

Dëgjon Ilirin dhe përsërit: “Përshëndes gjithë peshkatarët me palloma, nuk e di çfarë është palloma, kaloma…shpresoj që ju qëlofshi peshk ‘t’mirë” .

 

Duhet thënë që e folura e Beniadës ka qenë një plus për të në këtë garë, duke e bërë më simpatike dhe më të dashur për publikun.

 

 

TE TJERA

spot_img