Anaidi nxjerr prapë bllof produksionin e BBV

E eliminuara e mbrëmjes së premte në “Big Brother VIP” ishte Arjola.

Pak para se të shpallej vendimi i publikut, ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti publikoi një foto të Arjolës duke lënë të kuptohet se do të ishte ajo e eliminuara.

“Ups e bëra përsëri”, shkroi Anaidi pas daljes së aktores, e cila më pas u rikthye me biletën e kthimit. Një rezultat që doli i saktë.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Anaidi e bën këtë pasi edhe kur doli Einxhel e më pas u rikthye me biletën e kthimit, ish-fituesi bëri një status ku e zbulonte këtë.

Anaidi ka qenë fitues i Big Brother dhe e njeh mjaft mirë si format, ai ka zgjedhur të mbështesë Donaldin dhe e ka bërë hapur.

Anaidi i ka dalë kundër dhe Arbanës, pasi ka lëshuar fjalë jo të mira në lidhje me moderatoren e Big Brother Vip.

Anaidi ka folur shpesh në lidhje me situatën që po ndodh në Big Brother. Ai ka qenë i pranishëm dhe në studio televizive ku jep opinione për formatin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...