‘Le të ikë mu në p….”, Arjan Çani largon direkt nga studio të ftuarin (video)

Ledion Muçaraku ose siç njihet ndryshe si ish-presidenti i një firme piramidale, ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

 

Por si asnjëherë më parë, moderatori Arian Çani e ka nxjerrë nga emisioni. “Njeriu bën gabime, trimi të fal, frikacaku jo, frikacaku le të vdesë, le të ikë mu në pi*******”, tha Muçaraku.

 

Ky ishte momenti që moderatori e ka nxjerrë përjashta të ftuarin. Arian Çani: Dil përjashta! Muçaraku: Çfarë bëra, nuk thashë ndonjë gjë. Nuk e përsëris më… Arian Çani: Dil përjashta!

 

Ditën e djeshme, Apeli i Gjykatës së Posaçme dha dënimin me burg për Saimir Tahirin. Ky lajm nuk u la pa u përmendur në emisionin “Zonë e Lirë”.

 

Arian Çani kishte menduar që të vendoste një pjesë nga një intervistë me Saimir Tahirin në vitin 2018, kur sipas moderatorit, vetë ai e ka paralajmëruar ish-ministrin që të merrte masa.

 

“Si njeri narcist që jam që vdes ta shoh veten, i thashë Ledio, e vetmja gjë që mund të bëjmë është kontributi jonë për Saimir Tahirin, i thashë unë e kam paralajmëruar atë njeri që të merrte masat dhe ai s’më dëgjoi. Mbase sot s’do ishte brenda. Nuk më besoi atë kohë”, tha Çani.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...