‘Ti ke bërë një m*t’, debati i ashpër mes Vjollca Hoxhës dhe Aleksandër Frangaj: Zhyt të tjerët për të blerë pronat

Në vitin e shkuar, pati një ndërprerje të sinjalit të ndeshjeve të kampionatit italian në Digitalb. Abonenët duhet të paguanin para ekstra për abonimin e Supersport dhe nuk u kuptua asnjëherë se cfarë ndodhi.

Së fundmi është bërë publik mbledhja mes aksionerëve të kompanisë Digitalb, të cilët janë Vjollca Hoxha që ka përqindjen më të madhe, për të vijuar me Edmond Lekën, Aleksandër Frangajn, Armando Dukën, Samir Manen, Agim Zeqon, Petraq Shomon etj.

Sipas Vjollca Hoxhës, një aleancë mes aksionerëve si Armando Duka, Edmond Leka, Petraq Shomo, Agim Zeqo, Samir Mane donin të rrënonin kompaninë “Digitalb” dhe ta riblenin sërish me fare pak lek, për ta ringritur prap.

Pati mjaft debate të ashpra mes aksioneres kryesore Vjollca Hoxhës me ortakët e saj.

Frangaj: Nuk kam interes me shit o vëlla. Ky është konflikt interesi.

Vjollca:Ti nuk duhet ta kishe, jo ta shisje spanjollin. Nuk të kam detyruar.

Frangaj: O Vjollca se nuk desha me u marr…

Vjollca:Jo o jo, unë me ty duhet me u marr gjatë, por jashtë kësaj zone.

Frangaj: Arsyeja pse Digitalbi është në këtë pikë sot, je ti, shkaktarja e rrënimit të Digitalbit je ti. Nuk është diskutuar asnjëherë në historinë e Digitalbit blerja e të drejtave. I kemi blerë në çdo kohë dhe nuk kemi pasur asnjë konkurrent. Asnjë diskutim, kemi qenë më të fortët. Ti na ndave.

Vjollca: Popo, unë e kam fajin.

Frangaj: Nuk e deshe Klanin partner, e deshe konkurrent dhe është më i fortë.

Vjollca:Do t’i bëja të fala dikujt Sandri por nuk po them gjë.

Frangaj: Ti nuk ke dhë në asnjë kontribut pozitiv, vetëm kontribute negative.

Vjollca:Nuk ta lë unë ty vlerësimin e kontributit. Sandri, historia ime me tënde ndryshon shumë.

Frangaj: Ti ke bërë një m*t për këtë kompani.

Vjollca:Unë i kam bërë me shpatulla. Ti m*t e kaluar m*tit, që zhyt të tjerët për të blerë pronat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...