SHKRUMBOHET BANESA NË SHKODËR, I MOSHUARI NUK DEL DOT JASHTË, HUMB JETËN NGA ASFIKSIA

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Tophane në Shkodër mesditen e sotme.

 

Dyshohet se viktimë ka mbetur një i moshuar mbi 70 vjeç. Identifikimi i tij nuk është bërë ende. Ai jetonte me bashkeshorten e cila ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve, ndersa i moshuari ka qene i paralizuar dhe nuk ka mundur te dale jashte.

 

Të parët që e sinjalizuan zjarrin kanë qenë fqinjët të cilët kanë parë flakët. Ata kanë tentuar të ndërhyjnë me mjete rrethanore, por më pas kanë kërkuar ndihmë të specializuar.

 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të zjarrit. Star Plus sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku forcat zjarrfikëse kanë mbërritur tashmë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

TE TJERA

spot_img