Mban hudhër në çorape, Anglezët shtangen me futbollistin Shqiptar: “është për syrin e keq”

“Pse keni një thelpi hudhre në çorape (geta)?” Kjo ishte pyetja, që lojtarët e Kidderminster Harriers i bënin Geraldo Bajramit, qendërmbrojtësit shqiptar, kur aventura e tyre në “FA Cup” filloi në tetor.

 

Ekipi i Ligës Kombëtare të Veriut në Angli, me renditjen më të ulët të mbetur në kompeticion, kaloi në raundet e hershme kualifikuese dhe, pasi mposhti Grimsby Town, Halifax Town e Reading, tani do të përballet me fuqinë e tri herë fituesit të kësaj gare, West Ham United, të shtunën.

 

Bajrami flet duke buzëqeshur në një mënyrë që vetëm një lojtar i ri, i cili përgatitet për ndeshjen më të madhe në karrierën e tij, teksa jep intervistë për “The Athletic”. Ngacmimi për thelbin e hudhrës po e gudulis atë në një të qeshur të pakontrolluar.

 

“Djemtë më kanë tallur për hudhrën, – thotë ai. – Një thelpi e vendos pranë këpucës sime të djathtë për të mbajtur larg syrin e keq dhe ata që dëshirojnë gjëra të këqija për mua. Është një gjë shqiptare.

 

E përdor për të mbajtur larg energjinë negative. Mbrojtësi ynë i majtë, Caleb Richards, më pyeti pse e përdorja atë, kështu që ia shpjegova arsyet. Tani po pyet nëse mund ta mbajë edhe ai një të tillë, sepse po funksionon shumë mirë”.

 

Fitorja 2-1 e Kidderminster ndaj skuadrës së Championship, Reading e çoi klubin në një nivel të përjetuar vetëm disa herë më parë. Ecuria në “FA Cup” e kthen klubin në vitin 1994 kur, për ironi, u përballën po ashtu me West Hamin, por në raundin e pestë.
Bajrami refuzon të përjashtojë një tjetër mrekulli të kupës, duke thënë: “Ne e dimë dhe respektojmë dallimin mes dy skuadrave, por luajmë në shtëpi, kështu që kemi ende pak shpresë”.

TE TJERA