Arjola ka ende shpresa se mund t’i zërë vendin e Xhemit te Portokallia (video)

“Unë gjithmonë kam parë veten më shumë sesa aktore aty, gjithmonë. Edhe kur u ndërrua që iku Xhemi…mbasi pritëm se dëshironim që të kthehej se është super gocë. Në kam ndonjë respekt maksimal për dikë që kam njohur këtu (në Top Channel)”, thotë Arjola për ëndrrën e saj për të prezantuar Portokallinë.

Askush nuk e dinte që Arriola kishte pasur dëshirë të prezantonte Portokallinë, këtë e morëm vesh natën kur duhej të hapte kutinë e Pandorës. Ajo qau dhe nuk e hapi kur mori vesh që dëshira e saj nuk ishte aty brenda.

 

Por një gjë është e sigurt, nuk mund të pretendosh të kesh apo të të ofrojnë një vend pune vetëm sepse të siguron të ardhura për të përballuar muajin. Duhet të kesh edhe disa karakteristika të cilat përmbushin pozicionin.

 

Arjola është një aktore e mirë por jo të gjithë aktorët bëhen dot prezantues dhe jo të gjithë prezantuesit bëjnë dot rolin e aktorit. Nuk mjafton vetëm ta dëshirosh diçka, duhet të përveshësh mëngët për ta treguar se e bën, sepse ky profesion është me të treguar jo me të dëshiruar.

 

Publiku nuk e ka parë ndonjëherë Arjolën në stand-up, pra me një material dhe e vetme në skenë, e ka parë gjithmonë të veshur me karaktere, si për shembull karakteri i gruas që tradhëton burrin (me Xhodën), apo karakteri i malësores pak gangstere pak të trashë dhe role të tjera plotësuese në Portokalli.

 

E më gjithë analizat e mundshme që ndonjëherë pa parë “veprat” janë fjalë pa bereqet, urojmë dhe shpresojmë që Arjola të mbërrijë atë që dëshiron më shumë; qoftë ky roli i deputetes në parlament apo i prezantueses në Portokalli, nëse kjo e fundit nuk do shpërbëhet sipas fjalëve që kanë qarkulluar, me rikthimin e Altin Bashës në Top Channel.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...