Teatri Migjeni: aktorët me xhakovento, shall e kapuç bëjnë prova për shfaqjen e radhës. Kjo është fytyra e të gjitha Teatrove Shqiptare

Të mbështjellë mirë me xhakovento shall dhe kapuç. Këta janë aktoret e teatrit “Migjeni” që po bëjnë provat për shfaqjet e radhës. I ftohti i madh detyron teatrin të pezullojë shfaqjet në muajin Janar – Shkurt

Pavarësisht publikut, të cilin nuk mund ta frojmë në sallë në këtë të ftohtë, përgatitjet nuk mund të shtyhen, shprehen aktorët që mbërdhijnë dukshëm.

Në keto 30 vite asnjëherë nuk është bërë një investim i plotë në tempullin e artit dhe kulturës së Shkodrës. Një pjesë e sistemit ngrohës është ai i 70 viteve më parë.

Por jo vetëm Teatri Migjeni, të gjitha Teatrot e Shqipërisë, janë pa ngrohje dhe nuk i hapen publikut në muajt e dimrit. Aktorët ndërrohen në dhoma me kushte mizerabël.

Mos të përmendim faktin që Teatrot e rikonstruktuara rishtas, kanë prishur gati totalisht strukturën që duhet të ketë një Teatër, duke i kthyer kështu në salla të gatshme për mbledhje dhe mitingje.

Rrogat e aktorëve janë mizerje, kushtet e punës skandaloze, komuniteti i artistëve nuk respektohet dhe trajtohet si komunitet parazitar. Dhe kjo falë disa burrave dhe grave në krye të institucioneve partiake.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...