Si përherë, brenda natës: Çmimi i naftës kap shifra rekord në Shqipëri

Rritet çmimi i naftës në vend. Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Në këtë shtrenjtim të naftës ndikimin kryesor e kanë taksat që aplikohen në një litër naftë në vend por edhe rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në vendin tonë aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër.

Ndërkohë që ndikim kryesor në rritjen e çmimit ta naftës gjatë kësaj periudhe e sjellë ka shtrenjtimi i karburantit në bursa ku një fuçi naftë është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018.

Ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme këtë dimër, ndërsa efektet e shtrenjtimit kanë prekur edhe gazin, qymyrin e karbonin. Vetëm në vitin 2021 çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 193 lekë aktualisht.

Ky rezulton të jetë niveli më i lartë i regjistruar që prej periudhës së pandemisë ku për shkak të kufizimeve çmimi i karburanteve ra ndjeshëm. Edhe sipas të dhënave të global “Petrol Price” çmimi i naftës në Shqipëri rezulton se është disa herë më i lartë se në vendet e rajonit. Kjo rritje e çmimit të karburanteve parashikohet që të stabilizohet në gjysmën e parë të këtij viti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...