Ministrja Kumbaro: Prej 1 Qershorit të gjithë me …

Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, në një lidhje Skype me emisionin “Rudina” në Tv Klan u ndal mbi statusin e ri të luginës së Shalës si Park Kombëtar.

Tashmë një nga zonat më të bukura të Shqipërisë gëzon mbrojtje, por ministrja u ndal te problematika që mbetet ende e pranishme.

Rudina Magjistari: Çfarë do të ndryshojë në lumin e Shalës me statusin e ri si Park Kombëtar, si zonë e mbrojtur?

Mirela Kumbaro: Unë besoj që e keni vizituar dhe më kanë bërë përshtypje dy gjëra kur e kam vizituar: dyndja e madhe e njerëzve sepse turizmi dhe mjedisi, sa duken të lidhura, aq mund të jenë edhe në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Një dyndje turistike dëmton mjedisin. Shala krejt papritur zbulohet në këto vitet e fundit dhe kthehet në një destinacion të preferuar. Pavarësisht se zona ujore është e madhe, hapësira ku vendosen turistët është e vogël.

Nuk është zonë e urbanizuar, nuk është e pajisur me infrastrukturë dhe bizneset janë me struktura të përkohshme. Kjo dyndje e bën të domosdoshëm statusin e mbrojtjes për të bërë një plan menaxhimi.

Nuk mund të dyndemi pafund, duhet të organizohet numri i vizitorëve. Si mund ta ndërtosh atje një restorant? Ku shkojnë mbetjet? A ka një zgjidhje për shkallët e ujëvarës?

Përveç zonës së Shalës, ministrja theksoi edhe iniciativën për të vazhduar me pastrimin e mbetjeve që prej 1 Nëntorit. Sipas Kumbaros, brigjet detare janë të stërmbushura me mbeturina,

kryesisht qesje plastike dhe ka ardhur koha që ndryshimi të nisë nga secili prej nesh e ndërgjegjësimi. Mes të tjerash, ministrja ndan edhe një njoftim ekskluziv për emisionin e pasdites.

Mirela Kumbaro: Kam kënaqësinë të ndaj edhe si një lloj ekskluziviteti me ju sot faktin që unë nesër do të jem në Komisionin Parlamentar të veprimtarive prodhuese për të mbrojtur një ndryshim që do të bëjmë në ligjin e mbetjeve për të ndaluar prodhimin, tregtimin,

shitjen dhe përdorimin e qeseve plastike, ato të voglat që marrim në dorë, duke filluar nga data 1 Qershor. Nga data 1 Qershor do të duhet të dalin të gjithë me trastë siç dilnin dikur dhe qeset nuk do të duhet të jenë më në qarkullim sepse janë armiku numër 1 i ndotjes së ujërave./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...