Gara për bastionin e të djathtës, PD e Shkodrës propozon kandidatin

Xhemal Bushati, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër është propozuar si kandidat nga dega e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës. Propozimi ka kaluar për miratim në Kryesinë qendrore në Tiranë.

 

Emrat që janë propozuar më herët ishin ishin edhe kreu aktual i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, por me origjine nga Shkodra apo edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Hungarisë në Shkodër.

 

Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës është dakortësuar që kandidat të zgjidhet Xhemal Bushati.

 

Duket se në 6 mars bastioni i të djathtës do të jetë një garë e fortë mes demokratëve. Koalicioni i Sali Bereishës me LSI, i cilësuar si “Shtëpia e Lirisë” garon në këto zgjedhje me Bardh Spahinë, ish-deputet dhe ish-zv.ministër i Shëndetësisë. Sakaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar Majlinda Angonin si kandidate për zgjedhjet e pjesshme lokale.

TE TJERA