Kanë qenë në lidhje para disa vitesh, publikohen fotot e Beniadës me futbollistin e Juventusit

Rrëfimeve për historitë e dashurisë nga e kaluara nuk iu shpëtoi as Beniada, ndonëse fillimisht u shpreh se kjo gjë është e sikletshme.Bukuroshja e rritur në Itali ka treguar për dy histori të bukura dashurie.

 

Modelja ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjeç, me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë.

 

Beniada ka shtuar më tej se lidhja ka filluar ne moshën 16-vjeçare dhe ka përfunduar në moshën 23-vjeçare sepse nuk ndjente më për të.

 

“Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë. Kemi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23. Ishim moshatarë të dy bashkë. Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla.Ky luante futboll. Më shumë më shtyu mami,më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri. Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo s’më intereson.Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena, me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut, ”-tha Beniada.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...