Ermal Mamaqi: “Operacioni në kokë i aktorit të njohur të Portokallisë, doli me sukses”

Humoristi i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, së fundmi ka habitur me videon që ka nxjerrë në rrjetet sociale me aktorin e njohur të Portokallisë, Irgen Cela ose “Xhoda” siç e njohin miqtë dhe kolegët.

 

Mamaqi shkruan: Operacioni në kokë doli me sukses. Urime. Në video shfaqet Xhoda, me shenjën në kokë që duket si plagë e një operacioni, por mesa duket kjo është dhe një shaka e Ermalit.

 

Xhoda dhe Ermali kanë qenë bashkë në punët e fundit kinematografike të Ermalit, nga filmi “I love Tropoja”, ashtu edhe në serialin “H.O.T”. Ata e duan njëri tjetrin profesionalisht.

 

Miqësia dhe simpatia e tyre reciproke, zgjatet përtej punës. Irgen Çela, të cilin shpeshherë e shohim në rolin e policit apo edhe në role të tjera pikante në spektaklin e humorit “Portokalli”, është një aktor i spikatur karakteresh.

 

Aktori që shohin çdo javë në spektaklin e humorit “Portokalli”, përtej skenës është një karakter i ndrojtur që nuk kërkon as vëmendje e as që të ekspozohet, për më tepër kur bëhet fjalë për jetën e tij private.

 

Ndërsa Ermali i cili i është shkëputur ekranit, është gjithmonë nën dylbinë e medias gossip dhe rozë. Qoftë për jetën e tij private ashtu edhe për atë personale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...