Një parti e re për Shqiptarët: “Shtëpia e lirisë”, koalicion mes tre palëve. Dokumenti

Zyrtarizuan koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, cila është partia tjetër që i bashkohet Berishës dhe Kryemadhit. Dokumenti zyrtar u është shpërndarë mediave. (shiko foton më poshtë)

Grupi i Rithemelimit dhe LSI zyrtarizuan koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit. U bashkuan tre palë politike.

Partia Lëvizja e Legalitetit është grupimi politik i rradhës që ka dërguar kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit kanë dërguar kërkesë për regjistrim, Partia Socialiste, Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike dhe së fundmi edhe Lëvizja e Legalitetit.

Sot ishte afati i fundit për të dërguar një kërkesë të tillë. Ndërsa sa i përket grupimeve politike, tashmë njihet i pari dhe ai është ‘Shtëpia e Lirisë’.

Prej ditësh ishte bërë e dukshme që LSI dhe Berisha do bëheshin bashkë. Monika Kryemadhi kishte hedhur statuse që aludonin pêr një bashkim të tillë.

Berisha, pasi u mundua të shkarkonte Bashën, pas organizimit edhe të një rrëmuje në selinë e Partisë Demokratike, duket se i ka dhënë “dum muhabetit”. Nuk dimë çfarë selie do të ketë koalicioni i ri. Mbetet për tu parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...