Horoskopi Javor 31 Janar – 6 Shkurt 2022, ja shenjat më me fat

Dashi

Jeta juaj ne çift do filloje te përmirësohet tej mase këtë jave. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe ju kishin dale dikur. Beqaret nuk do nxitohen edhe pse ne fakt do marrin ftesa interesante qe ditët e para. Maturia qe kane do i çoje ne rrugën e duhur.

Financat do dini si t’i organizoni gjate gjithë kohës dhe kjo do beje qe as ne këtë sektor te mos ketë probleme. Shëndetin po e patet me shume nen kujdes dhe po u morët me ndonjë aktivitet fizik nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do i keni idetë shume here me te qarta dhe do dini nga t’ia nisni për te arritur sa me shpejt objektivin final. Jeta familjare do iu sjelle vetëm momente te bukura.

Demi

Jave e zhurmshme do jetë për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë shpesh debate, ngritje zëri dhe konflikte te ashpra. secili do kërkojë me çdo kusht te dale e veta. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do arrijnë menjëherë ta bëjnë për vete një person qe pëlqejnë. Pas te enjtes do filloje një etape me e bukur për ta.

Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është qe çdo shpenzim ta kryeni te mire menduar. Sektori i shëndetit ka për te qene goxha me i mire. Nuk do ndieni me asnjë lloj shqetësimi. Edhe ata qe kane qene me grip do ndihen me ne forme. Ne pune gjerat do fillojnë te ecin goxha mire pas te martës. Do keni energjinë dhe guximin e duhur për te kaluar çdo sprove.

Binjakët

Kjo jave do jete shume here me e qëndrueshme sot për ju te dashuruarit. Do i rregulloni menjëherë te gjitha problemet qe keni pasur dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Beqaret me shume gjase do takojnë persona inteligjente dhe nga një klase e larte shoqërore. Ka mundësi qe shume shpejt ata te fillojnë lidhje afatgjata.

Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme prandaj duhet patjetër te shmangni çdo investim te pamenduar me kujdes. Shëndeti nuk do jete i keq, por serish nuk do mungojnë shqetësimet e vogla. Ushqehuni ne mënyrë me te ekuilibruar. Ne pune do merrni vendime te mëdha pas disa propozimeve qe do iu bëhen nga shefat. Jeta familjare do jete e trazuar.

Gaforrja

Këtë jave humori do ju ndryshoje gjate gjithë kohës ju te dashuruarve. Here do dashuroheni pa dorashka dhe me shume pasion me atë qe keni ne krah, e here do debatoni aq fort saqë do mendoni edhe te shkëputeni përfundimisht. Beqaret gjate kësaj jave do kenë një dite vërtet te veçante gjate se cilët jeta do ju ndryshoje përgjithmonë.

Duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Financat do arrini t’i mbani te stabilizuara edhe pse here pas here do duhet te bëni edhe sakrifica për ta arritur këtë. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla dy ditët e para, ndërkohë qe pas te martës do ndiheni me ne forme. Ne pune do keni ide shume te mira sesi te arrini me shpejt qëllimin përfundimtar.

Luani

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate gjithë kësaj jave dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. Jeta e tyre do ndryshoje me te vërtetë për mire. Buxheti do mbetet i kënaqshëm edhe pse ne fakt do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

Ndonjëherë duhet vetëm pak menaxhim me i mire qe gjerat te ecin si duhet. Për shëndetin duhet te jeni me vigjilente. Mos qëndroni shume kohe jashtë dhe pini sa me shume çaj. Ne pune duhet te jeni te matur dhe te logjikshëm. Nga ana tjetër nuk duhet t’iu besoni shume disa kolegeve qe do kërkojnë t’iu shpërqendrojnë.

Virgjëresha

Ka mundësi qe gjate kësaj jave te jeni me shume xheloze për atë qe keni ne krah dhe kjo here pas here do debatoni. reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni se për shume gjera keni gabuar. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me surpriza te cilën duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum. duan te ndryshojnë status.

Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu qe bëni kujdes me te gjitha shpenzimet nëse nuk doni te mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Ne pune do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bere nga disa kolege te rinj.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do përmirësohet dita ditës këtë jave dhe pas te mërkurës mund te ketë edhe surpriza te jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret nuk do ndihen gati te sakrifikojnë lirinë e tyre për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Do bëjnë disa gabime te pafalshme.

Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Për shëndet me te mire ka ardhur momenti te kujdeseni për ushqimin dhe te shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shume shpejt do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin pengesa te shumta dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni.

Akrepi

Këtë jave do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te ka për te qene fantastike. Mund ta ndani se bashku edhe disa detaje qe deri me sot ja keni fshehur njeri-tjetrit. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare, te cilat me mire t’i shfrytëzojnë sesa te qëndrojnë ende vetëm.

Ne planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyje te shpenzoni shifra marramendëse. Shume shpejt keni për te mbetur pa para. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni energjike dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do kaloni disa vështirësi, por ne fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.

Shigjetari

Nëse nuk doni te keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet te tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm këtë jave. Nëse i kaloni edhe këto sfida qe do ju dalin këtë periudhe gjendja do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do kenë dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohe te presin për ndryshime.

Buxheti ka për te qene i paqëndrueshëm kështu qe mundohuni te shpenzoni me kursim dhe duke menduar për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do lere shpesh për te dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Ne pune do ecni me plane dhe kjo do ju çoje shpejt ne rrugën e duhur.

Bricjapi

Jave rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te mërziteni tej mase me atë qe keni ne krah dhe mund t’i thoni gjera te pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë qe kishit ndërtuar deri me sot. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen mire dhe jo vetëm.

Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme dhe here pas here do ju duhet te bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do jeni modeste edhe pse ne fakt arritjet do jene goxha te mëdha.

Ujori

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Shpeshherë do jeni nen tension dhe do keni debate te forta ne çift. Mos u nxitoni ne asnjë mënyrë për te marre vendime te menjëhershme. Beqaret gjithashtu duhet te bëjnë kujdes pasi personat qe do takojnë nuk janë bere posaçërisht për ta.

Beni edhe pak me shume durim. Gjendja e financave do jete goxha me e mire dhe do arrini te kryeni edhe disa investime me interes te madh. Edhe shëndeti ka për te qene i mire ne tërësi, pavarësisht se nuk do mundoje here pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Ne pune do keni sukses te garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Peshqit

Kjo jave do jete mjaft sensuale dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe kane dashur do ju realizohet me se miri. Beqaret duhet te tregohen shume te kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi te pranojnë te dalin me persona fanatike dhe xheloze. Do vuajnë ne te ardhmen.

Me financat do jeni me te organizuar dhe me te arsyeshëm. Nuk do ndonjë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mire. Do keni imunitet te forte dhe nuk do prekeni nga asgjë. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do i habisni qe te gjithë me ato qe do arrini. Vazhdoni ne këtë rruge dhe keni për ta pare se ku do arrini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...