“Do e haja me sy”, kush është djali që hyri në shtëpinë e BBV dhe na ia paska marrë mendjen Beniadës

Dy tatuazhistë u futën ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për t’iu bërë tatuazhe banorëve. Por mesa duket gjërat janë më të ndërlikuara,

pasi njëri prej tyre e ka lënë Beniadën “gojëhapur”. Ajo e ka pëlqyer aq shumë, por nuk ka munduar t’ia thotë, pasi ka pasur turp.

Këtë e zbuloi vetë modelja gjatë një bisede me Arjolën, duke e cilësuar tatuazhistin shumë simpatik. “Ai më shikonte mua, unë shikoja atë tjetrin.

Nuk e shikoja dot në sy se po ta shikoja, do e haja me sy”, i tha ajo. Arjola: Pse nuk nejte më shumë te ajo dhoma se do i biesh pishman?

Beniada: Kisha turp. Arjola: Po kur do rritesh? Turp do kesh gjithmonë. Beniada: Po, kështu jam, kam turp. Kujtojmë se Beniada është një nga banoret që ka hyrë që ditën e parë në BBV dhe gëzon një mbështetje të madhe në publik.

Në televotimin e kryer në një nga netët e spektaklit, ajo doli një nga 4 banoret më të preferuara që publiku do donte ta shihte në finale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...