Dalin pamjet e grabitjes me anti-djersë në argjendarinë e Shkodrës, pronarët përleshen me çiftin nga Vlora

Janë siguruar pamjet, kur një çift nga Vlora tenton të grabisë një argjendari në Shkodër.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, tentativa e grabitjes është bërë duke përdorur një anti-djersë. Gruaja e ka shtypur antidjersën në sytë e dy pronarëve të cilët kishin nxjerrë disa bizhureri mbi banak.

Pavarësisht asaj që ka nxjerrë antidjersa dy pronarët nuk janë ndjerë keq dhe janë përplasur me grabitësit tek dera. Më pas është njoftuar policia dhe është bërë arrestimi i dy grabitësve.

Sot, gjykata ka marrë vendimin për çiftin nga Vlora. Ata janë lënë në burg pa afat.

 

 

 

­FullSizeRender

TE TJERA

spot_img