Borës nuk po i ndahet “tersi” këtë vit! Moderatorja me temperaturë 40, as fytyrën nuk tregon dot në foto

Moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani, ka munguar prej disa ditësh në ekran.

Ajo u zëvëndësua fillimisht nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që këtë të shtunë, ishte pikërisht Elona Duro që moderoi programin.

Një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes në Perputhen, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.

Elona tha se shpreson që ta pranojë publiku nga ekrani dhe studioja këtë ndryshim, ashtu siç është pranuar Bora Zemani, “e zonja e shtëpisë”. Ndërkohë Bora e ka dhënë mendimin e saj për Elonën në një InstaStory.

“Elona Duro një yll në Përputhen. Faleminderit shpirt i bukur”, ka shkruar moderatorja duke treguar kështu mendimin pozitiv. Sa i takon gjendjes së saj, Bora ka postuar disa video me filtra ku thotë se ka kaluar disa ditë të vështira me temperaturë shumë të lartë.

“Pa filtra nuk bëj dot asnjë video në këto momente, faleminderit për mesazhet që më keni dërguar, unë kam qenë shumë sëmurë këto ditë, temperaturë deri në 40 gradë.

Kini kujdes për veten se çfarë nuk qarkullon këto kohë, erdhi dhe mami me ilaçet, erdhi anti biotiku. Ju puth nga larg që të mos ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora në disa video që ka postuar në story.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...