Aksidenti i rëndë në Itali, ky është 30-vjeçari shqiptar që humbi jetën (Emri)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë më parë, në Cingoli, Macerata, Ancona, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe ka mbetur i plagosur edhe 1 person tjetër, një maroken.

Dorjan Andoni, 30 vjeç, emigrant klandestin në Itali, mësohet se ka humbur jetën për shkak të përplasjes së kamionçinës që ai drejtonte.

Siç shkruajnë mediat italiane, familja e Andonit është njoftuar dhe ka mbërritur në Itali.

Bashkë me shqiptarin kanë qenë edhe disa persona të tjerë, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka identifikuar edhe personat e tjerë që janë larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një tjetër shqiptar dhe dy italianë.

Para aksidentit, 5 personat, kanë qenë bashkë dhe kanë darkuar në një lokal të zonës. Nga analizat është mësuar se shqiptari nuk kishte konsumuar alkool, ndërsa janë të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...