Vjen lajmi i madh për pasaportat greke, e konfirmon vetë Ministri i Brendshëm! Ja çfarë duhet të bëni

Greqia duket se ka hapur një kapitull të ri për pajisjen e të interesuarve për nënshtetësinë greke.

 

Sipas ministrit të Brendshëm, Makis Voridhis, i cili më 22 mars ka shtypur butonin “start” të platformës së re elektronike, do të përfshihen të gjithë aplikantët, ata në pritje dhe të rinjtë.

 

Platforma e shumëdiskutuar do të ofrojë testimin elektronik të gjuhës dhe historisë/ kulturës greke, një tjetër risi e përfshirë në reformën e fundit ligjore të Kodit të Nënshtetësisë.

 

Ata shqiptarë të interesuar mund të klikojnë në faqen elektronike të Sekretarisë së Përgjithshme të Nënshtetësisë, jo vetëm për të gjithë informacionin e nevojshëm, por edhe për të mësuar njohuri që do t’u bien në provim.

 

Në një lidhje “Skype” për Wake Up, eksperti i çështjeve të emigracionit, Fatos Malaj sqaroi me detaje të gjithë procedurën.

TE TJERA

spot_img