Urgjente! Ç’do ndodhë me motin në fundjavë? Ja çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

I ftohti dhe bora i lë vendin reshjeve të shiut ditën e shtunë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në Jug reshjet do jenë lokale me intensitet deri mesatar.

“Në zonat malore parashikohen reshje bore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare”.

Ndersa ne diten e diel, pritet ndikimi i masave ajrore të qendrueshme por më të ftohta.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img